Skip to content

Aksident i rëndë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas 11-vjeçarin, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, ku një 11-vjeçar është goditur nga një automjet.

Bëhet me dije se 11-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.

Aksidentoi me mjet një këmbësor, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(R.G/Faxweb.al)



/faxweb