Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Durrës, ku një mjet ka përplasur patrullën e policisë, e për pasojë dy efektivë kanë marrë lëndime të shumta.

Dy efektivët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Burime bëjnë me dije se efektivët e patrullës kanë qenë duke lëvizur me motor në momentin e përplasjes.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4,  Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re