Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Cerujë të Klosit.

Mësohet se një automjet ka përfunduar në greminë e për pasojë drejtuesi i tij dyshohet se ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës teksa mjeti po rimorkjohej nga një tjetër mjet.

Por këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin P.M i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re