Një shtetas me inicialet B.C., është shpallur në kërkim pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe një lokal.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Komuna e Parisit, ndërkohë shoferi është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Njoftimi:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. C, 36 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vëndngjarja.

Punohet për kapjen, shoqërimin e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re