Skip to content

Aksident i rëndë në Librazhd-Prrenjas, 3 persona të plagosur

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd Prrenjas, në fshatin Hotolisht.

Faxweb.al mëson se si pasojë e përplasjes së një mjeti tip benz me një furgon mallrash kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit.

Mësohet se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që shkak për aksidentin dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.

/faxweb