Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e  dy personave ka ndodhur në Lushnjë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 15:10, në aksin Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që ndodhej në të.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e Benz-it dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:  

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re