Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku janë përplasur tre mjete me njëra-tjetrën. Burime për Fax News bëjnë me dije se drejtuesi i njërit prej mjeteve është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shpejtësi jashtë normave të lejuara, e shoqëruar edhe me rrëshqitje nga reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin.

Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re