Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, me pasojë vdekjen e një të riu. Policia njofton se ka ndërruar jetë në spital 27-vjeçari E. Ç., pasi është përplasur nga një makinë, teksa ka qenë duke lëvizur me një motor.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl”  ju bëjmë me dije se ;

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Më herët, policia njoftoi se “Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl”  mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.