Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 10:15, në Kamzë, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç.

Si pasojë i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re