Skip to content

Aksident i rëndë/ Shqiptari tërheq zvarrë me motor 11-vjeçarin në Greqi (Detajet)

Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi gjatë mesditës së të shtunës, ku një 52-vjeçar me origjinë shqiptare ka aksidentuar me motor një fëmijë 11-vjeç. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Miaouli’ në Chalkida.

Mediat greke shkrujnë se 52-vjeçari e ka tërhequr zvarrë të miturin me motor, ndërkohë ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se 11-vjeçari për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që shqiptari fillimisht u shoqërua në polici, por më pas u vendos që ai të hetohej në gjendje të lirë.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb