Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, pranë kthesës së Yzberishtit, ku mjeti ka përplasur një 13-vjeçar.

Sipas policisë i mituri që është aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re