Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd në fahatin Labinot Fushë, ku si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar dhe lagështira ne rrugë.

Te plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit te Elbasanit, ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko