Skip to content

Aksident me 2 të vdekur te “21 Dhjetori” në Tiranë

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranës.

Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka humbur jetën një prej drejtuesve dhe një prej pasagjerëve në mjet.

Personat që kanë vdekur si pasojë e përplasjes janë me inicialet L.C dhe A.B, ky i fundit 69-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb