Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Hamil të Fierit, ku ka humbur jetën shoferi vetëm 19-vjeç.

Mësohet se viktima quhet Kristjan Thomo, i cili ka ka humbur jetën ditën e sotme pasi makina që drejtonte ai ka dalë nga rruga.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

NJOFTIMI

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:45, në fshatin Hamil, shtetasi K. Th., 19 vjeç, banues në Hamil, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko