Skip to content

Aksident me tre të plagosur në Elbasan

Një aksident me tre të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin. Në aksident janë përfshirë një “Benz” me një “Land Rover”.

Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ndërkohë që po sonte në Rrogozhinë u përplas një ambulancë me një makinë tip “Benz” duke lënë gjashtë të plagosur, mes tyre një infermier. Brenda pak orëve bilanci është nëntë të plagosur.