Pasditen e së mërkurës ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen në Kukës.

Sipas njoftimit të policisë, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tip “Volkswagen” dhe për pasojë ka përplasur 30-vjeçarin me iniciale S.D I cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Goditja ishte fatale dhe për pasojë i riu ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë: Kukës/ Informacion paraprak
Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re