Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Mirditë, ku si pasojë e daljes së nje mjeti zetor nga rruga një person ka humbur jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën është shtetasi me inicialet R.Gj.

“Më datë 04.11.2021, rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë shtetasi R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re