Skip to content

Aksident në aksin Lezhë – Shëngjin, dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor që lidh Lezhën me Shëngjinin.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Lapidari”.

Aksidenti ndodhi në afërsi të hyrjes së Shëngjinit. Për pasojë, dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje, për të zbardhur këtë ngjarje.