Një aksident është regjistruar në aksin rrugorë Librazhd-Qafë Thanë. Policia njofton se një 29-vjeçar nga Tepelena ka përplasur me makinën e tij tip “Audi” këmbësoren H. K., rreth 59 vjeçe.
Gruaja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Librazhd/ Informacion paraprak
Më datë 05.09.2021, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, shtetasi E.H., rrerh 29 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur këmbësoren shtetasen H.K., rreth 59 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.