Një 23-vjeçar ka humbur jetën, pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Belsh–Cërrik, në fshatin Shales. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenti fatal për 23-vjeçarin.
Cërrik/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
