Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugorë Xhafzotaj-Fllakë.

Policia raporton se shtetasi me iniciale D.K, 22-vjeç ka aksidentuar me makinën tip “Benz” shtetasin F. B., 60-vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Raportohet se i aksidentuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.02.2021, në orën 16:30, në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë, shtetasi D. K., 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.