Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga përplasja mbetën të lënduar shoferi i mjetit tip ”Smart” dhe pasagjeri i tij.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, teksa trafiku është tashmë i orientuar nga Policia pasi vetëm një korsi është e lirë.
