Një aksident mes një automjet dhe një motomjeti ka ndodhur në ‘’Rotondon e Savrës’’ në Lushnje.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar i cili është dërguar në spital.

Ai ishte duke udhëtuar në motor kur u përplas nga automjeti ‘’Opel’’.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lushnjë

Sot rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, shtetasi A. Sh., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, është përplasur me një motomjet tip “Linfan”, që drejtohej nga shtetasi Sh. H.

Si pasojë e përpalsjes është dëmtuar pasagjeri në motomjet, një shtetas 13 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re