Pasditen e sotme, në bypass-in e Lushnjes, një automjet tip Range Rover është përplasur me barrierën e hekurt anësore. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka marrë flakë dhe dy personat e lënduar brenda tij janë transportuar menjëherë në spital.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të neutralizuar trafikun e krijuar.

Sipas të dhënave, dy personat e transportuar në spital rezultojnë me lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko