Skip to content

Aksident në Maliq, 35-vjeçari humb kontrollin e motorit, dërgohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore (Detaje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Drithas të Maliqit.

35-vjeçari me iniciale K.S ka humbur kontrollin e motorit dhe për pasojë është rrëzuar duke marrë plagë të rënda.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë

Maliq/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2021, rreth orës 20:45, në afërsi të urës së fshatit Drithas, Maliq, shtetasi K. S., rreth 35 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se është rrëzuar nga mjeti tip motoçikletë, pa targa, të cilën drejtonte dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb