Drejtuesi i një motori që shpërndante pica u aksidentua mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit duke përfunduar në spital.

I riu që po drejtonte motorin u përplas me një makinë pranë një pike karburanti në aksin nacional.

I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re