Një i ri dyshohet se është plagosur në aksident në punë në fshatin Porodinë në Korçë. Sipas policisë, ai është transportuar në spitalin rajonal dhe ndodhet nën kujdes intensiv.

“Rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë-Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re