Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Qafën e Kasharit në Tiranë.

Siç shihet edhe në foto, në aksident është përfshirë një automjet. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por automjeti ka pësuar dëmtime.

Si pasojë e aksidentit është krijuar edhe trafik në qarkullimin e mjeteve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re