Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Shëngjinit, ku bëhet me dije se janë përfshirë një autoveturë dhe një motoçikletë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë prerja e rrugës së mjetit nga motoçikleta.
Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i motorit shtetasi Gjergj Gjoni banues në Balldre, i cili po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjajre dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
…
/faxweb
