Një aksident është regjistruar sot në aksin Shijak-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se autobusi me drejtues shtetasin me inicialet Sh. Sh., 63 vjeç, ka aksidentuar shtetasin me inicialet A. M., 47 vjeç që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re