Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e përplasjes së dy makinave në aksin Shkodër-Muriqan.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Benz” me një “Volkswagen Sharan”.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Shkodrës ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave.