Skip to content

Aksident në Tiranë/ Makina përplas motorin, përfundon në spital drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në zonën e Paskuqanit.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motor, e për pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale J.K.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.01.2022, në Paskuqan, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin Xh. K., me motomjetin me drejtues shtetasin J. K.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb