Skip to content

Aksident rrugor në Tiranë, fëmija i mitur përfundon në spital pas përplasjes (Detajet)

Një fëmijë i mitur ka përfunduar në spital këtë të diel, pasi një makinë me drejtues shtetasin me inicialet J.S., e përplasi.

Aksidenti ndodhi në rrugën “3 dëshmorët” në kryeqytet, si pasojë e të cilit fëmija 10 vjeccar me inicialet A.B., përfundoi në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2021, në rrugën “3 Dëshmorët”, mjeti me drejtues J. S., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.B., 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb