Skip to content

Aksident tek Kthesa e Kamzës, makina përplas çiklistin (VIDEO)

Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e sotshme. Një automjet ka përplasur një çiklist, tek kthesa e Kamzës.

Mësohet se çiklisti ka pësuar dëmtime të lehta dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje është transportuar me ambulancë në spital.

Ditët e fundit ka patur një shtim të aksidenteve, kryesisht ndaj atyre që ecin me biçikletë.

Karantina solli rritje të përdorimit të biçikletave nga qytetarët, por edhe shtim të aksidenteve.

Shihni videon: