Një aksident me pasoja tepër të rënda ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne Lezhë.

Policia i ka identifikuar viktimat. Ata janë me inicialet K.M, 24 vjec dhe shtetasja me inicialet A.A.

Njofimi

Lezhë/Informacion paraprak

Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re