Skip to content

Aksidenti i frikshëm te kryqëzimi i Brrylit, dy mjetet luksoze bëhen copa, njëra përfundon mbi trotuar

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, tek kryqëzimi i Brrylit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Dy automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo. Siç shikohet edhe në fotot e mëposhtme pas përplasjes njëri nga automjetet ka përfunduar në trotuar, ndërsa është dashur ndërhyrja e karrotrecëve për heqjen e tyre nga rruga.

Disa qytetarë u mblodhën në vendin e ngjarjes. Si pasojë e aksidentit u shkaktua trafik.

/faxweb