Skip to content

Aksidenti i rëndë në mes të Tiranës, ‘BMW’-ja me shpejtësi skëterrë merr para ‘Skodën’. Momenti kur dy këmbësorë shpëtojnë mrekullisht (VIDEO)

 

Fax News ka siguruar pamjet e momentit të aksidentit të rëndë që ndodhi mesditën e sotme mes dy automjeteve përballë ambasadës italiane. Aty duket se si automjeti tip “BMW” është me shpejtësi dhe merr para “Skodën” duke e çuar disa metra më larg, shumë pranë sporteleve të ambasadës.

Aksidenti ndodhi sapo dy mjetet kanë dalë nga semaforët tek kryqëzimi i TVSH-së. Gjendja e shoferit të Skodës është jashtë rrezikut për jetën pasi mjeti u godit nga ana e pasagjerit. Ndërsa në automjetin tip ‘BMW’ po udhëtonin 2 të rinj, të cilët kanë marrë gërvishtje të lehta.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/889854318498195/?t=0