Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e kësaj të marte, në Bullgari, ku një autobus i Maqedonisë së Veriut plot me shqiptarë u përfshi nga flakët, e për pasojë humbën jetën 46 udhëtarë.

Basha shprehet i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, dhe shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave të këtij aksidenti tragjik.

“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”, shkruan Basha në postimin e tij në Twitter.

Sipas shefit të policisë bullgare Stanev pasagjerët ishin shqiptarë ndërsa dy drejtuesit e autobusit ishin maqedonas.

“Informacionet fillestare tregojnë se në autobus udhëtonin 52 persona, nga të cilët dy shoferët ishin me nacionalitet maqedonas dhe 50 pasagjerët me kombësi shqiptare”, tha ai.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re