Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy drejtues mjetesh të cilët u përfshinë në një aksident me pasojë vdekjen e një 60 vjeçareje.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se të arrestuarit janë shtetasja M.K. 60 vjeçe e cila duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., 45 vjeç ku si pasojë ka humbur jetën shtetasja me iniciale Sh.Ç.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në autostradën Durrës-Sukth.

Njoftimi i policisë:

M. K., 60 vjeçe, banuese në Durrës, si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, shtetasja M. K., duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., e për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re