Skip to content

Aksidenti në Milot-Thumanë, ndërron jetë në spitalin e Traumës 24-vjeçari (Detajet)

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Thumanë,drejtuesi i mjetit tip “BMW” shtetasi  D.Gj.,24 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit dhe është transportuar në spital,ku ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/faxweb