Dy policë të “Shqiponjave” janë përplasur ndërsa udhëtonin me motor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shihen dy efektivët të shtrirë në tokë, ndërsa motori ka dalë nga rruga.

Mësohet se dy policët janë rrezikut për jetën ndërsa kanë marrë vetëm fraktura në gjymtyrë. Në momentin e aksidentit ata kanë qenë të dy me skafandër mbrojtëse.

Ndërkohë, në reagimin zyrtar, policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë një automjet me drejtues një 40-vjeçar dhe motori i policisë në të cilin po udhëtonin dy efektivët.

Për pasojë i lënduar mbeti E.M. që drejtonte motorin dhe pasagjeri J. D. Ta janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Njoftimii policisë:

“Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re