Një 55-vjeçar nga fshati Skënderbegas në Gramsh është aksidentuar rëndë duke punuar tokën me një mjet tip freze dore.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku 55-vjeçari Veis Koçi duke frezuar tokën pranë banesës se tij është aksidentuar pasi mjeti është përmbysur dhe e ka goditur në të gjithë trupin duke e mbledhur rreth thikave të saj.

Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar Urgjencën e spitalit të Gramshit.

Për largimin e trupit nga mjeti është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve dhe mjekëve të spitalit të Gramshit. Pasi i dhanë ndihmën e parë në autoambulancë 55-vjeçari është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re