Një aksion policor është zhilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së Mario Qosja në Elbasan. Bashkë me të, në pranga ka rënë edhe një inspektor. Bëhet me dije se akuza që rëndon ndaj tyre është ajo e “shpërdorimit të detyrës”.

Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan.

Mësohet se personat në fjalë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re