Një zjarr i përmasave te mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël ne Fier duke djegur mbi 30 ha kullota dhe pemëtari.

I favorizuar nga era e forte zjarri është përhapur ne disa vatra duke përfshire edhe ullishte.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve është e vështirë pasi terreni është malor dhe nuk ka rruge.

Banoret kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi situata është tepër e vështirë dhe zjarri po i afrohet banesave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko