
Aktorja e njohur shqiptare Eva Alikaj ka treguar në emisionin “Pasdite me Rudinën”, se në momentin kur fitoi çmim për filmin ‘Njeriu i mirë’, u thumbua nga kolegia e saj Elvira Diamanti.
“Kur fitova çmimin për njeriu i mirë, mbaj mend Elvirën që tha ç’është kështu kjo me një film edhe merr çmimin e parë, ne kemi bërë nga 5-6 filma edhe…”
Megjithatë Eva Alikaj ka sqaruar se batuta ishte thënë në kontekstin e shakasë dhe se me kolegen kishte marrëdhënie të mira.
Filmi “Njeriu i mirë” u xhirua në vitin 1982, dhe për rolin kryesor (atë të Verës) Eva Alikaj vetëm 21 vjeç, në 1983, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar.


/aktoretshqiptare.info