Skip to content

Aktualitet/ “Fjalori plastikë”, Braçe shpjegon si i shmanget Rama premtimeve. Roshi komenton bashkëpunimin me ambasadorët: Është diktator i vogël

“Deti, pandemia dhe tërmeti” është tema që u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Aktualitet’ nga Bejdo Malo në Fax News ku janë të ftuar Sazan Guri, Arben Braçe dhe deputeti Artur Roshi. Brace komentoi mënyrën se si Rama i shmanget premtimeve duke përdorur gjuhë vulgare, ndërsa Roshi e cilësoi si një diktator të vogël duke theksuar bashkëpunimin e ambasadorëve me qeveritë.

Pjesë nga biseda

Arben Braçe: Shquhet për fjalë plastike ose fjalë mbi të cilat i shmanget premtimit që bën. Fjalori politik i kryeministrit është nga fjalorët më vulgarë që është përdorur gjatë gjithë historisë së demokracisë shqiptare. Koha kur ne premtojmë slogane të tilla si Shqipëria si e gjithë Europa, të cilat i ndryshuam dhe futëm tepsi e timon, pra një gjuhë vulgare. Kjo ndodh për të shmangur zgjedhësin nga premtimi sepse nëpërmjet këtij fjalori plastikë.

Artur Roshi: Nuk kemi pasur vëmendjen e Amerikës dhe Perëndimit në diktaturë. Tani që kemi praninë e tyre, për herë po shohim disa vendime të demokracisë. Këto ndryshime i kemi nga ajo e djathtë. Ambasadorët kryesisht bashkëpunojnë me qeveritë. Nuk është tani momenti që japin recetat. Një mendje diktatoriale bën atë që nuk e përcakton asnjë mendje normale njerëzore, prandaj diplomacitë janë të kujdesshme dhe me diktaturën dhe Rama këtu është një diktator i vogël.

Arben Braçe: Sa herë që shkelen parimet demokratike shkojmë në luftë. Ne shkojmë në shtetet e botës së tretë të Afrikës kur vetëm ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar arrin të vendosi një lloj ekuilibri në politikë. Pikërisht këtë po bëjmë dhe ne me kërkimin e mandatit të tretë. Ke dy shtete afrikane që kanë pasur krizë të rëndë qeverisëse, gjë që po ndodh dhe tek ne. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb