Drita Avdyli, kryetare e dhomës së ndërmjetësimit e ftuar në emisionin “Aktualitet” që modelohet nga Bejdo Malo ka kërkuar Veting për të gjithë noterët e Republikës së Shqipërisë.

Në studion e “Fax News”, Drita Avdyli tha se palët që janë të përfshira në konflikt duhet të adresohen më shpesh për ndërmjetësim pasi në këtë gjendet një zgjidhje pa kosto, më e lehtë dhe mbi të gjitha lehtësohet numri i seancave gjyqësore.

“Situatat që kanë sjellë noterët gjatë gjithë sistemit 30 vjecar. Biles në transaksione të mëdha, noterët kanë detyrimin që të dërgojnë në pastrimin e parave emrat e personave që bëjnë këto lloj kontrata. Sigurisht për personat që nuk e kanë kryer punën mirë unë jam edhe për Veting për të rishikuar cdo gjë, jo vetëm noter por edhe politikanët por edhe administrata publike ata të cilët cdo vit bëjë vetëdeklarim të pasurisë atëherë përse jo dhe noterët. Të gjithë ti nënshtrohen Vetingut. Noterët nuk bëjnë vetëdeklarim të pasurisë.

Kemi bërë një Veting në sistemin gjyqësorit do të thotë që kaluan gjyqtarët që kaluan dhe më pas bëmë Veting në polici. Për cdo profesion për cdo nënpunës ne duhet të dimë për cdo lek që hidhen në sistemin monetar, unë jam pro vetingut. Edhe në bankë kur bëjmë transferime kur jemi jashtë Shqipërisë, mbi 350 euro duhet të deklarojmë nga është ky burim. Në Shqipëri janë rreth 360 noterë.

“Një studim i Bankës Botërore ka thënë që 30% e gjithë procedurës e gjithë kostos e hanë shpenzimet administrative, duke përdorur metodat alternative jo vetëm do të shkarkojmë sistemin ne gjyqësorit do të ulim shkallën e korrupsionit dhe përvec të tjerash një marrëveshje ndërmjetësimi rregullon midis njerëzve e cila është më kryesorja.

“Gjatë periudhës 30 vjeçare ky sistem ka pasur ulje ngritje dhe janë shqiptarët ata që e kanë pësuar nga sistemi i drejtësisë. Edhe reforma nëse arriti që të pastronte disa nga të tre anët e shtyllës, nuk përgatiti rrugën për të furnizuar këtë sistem me personat e dalë. Shqiptarët 90% besojnë që do të rregullohet sepse kush ka pasur dosje në të treja shkallët e gjyqësorit aty kanë arritur 39 mijë dosje në gjykatën e lartë, në gjykatën e apelit dhe të shkallës së parë. Pra kush ishte rezultati i kësaj reforme, ishin pikërisht ngecja e procedurave në sistemin e gjyqësorit.

“Kur ju nuk keni për klientët tuaj një datë gjyqi, përse nuk i ftoni dy palët që të gjejnë një zgjidhje alternative. Bota dhe vendet e BE po shkojnë ndaj këtij trendi të ri për zgjidhje alternative që do të thotë t’i sillni palët në ndërmjetësim. Kjo është zgjidhje ligjore dhe palët vendosin vetë”, tha Avdyli.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re