Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi i ftur në emisionin ‘Aktualitet’ u shpreh se krijimi i koalicionit do të sjellë ndryshimin dhe vjen në mënyrë organike ku do të përfaqësoje interesat e shqiptarëve.
Sipas Roshit, krahasur me 8 vite më parë shqiptarët kanë më pak para në xhepa dhe ekonomia ka degraduar, por kjo gjë ka sjell edhe degradimin moral të shoqërisë.
Ndër të tjera ai tha se ky kolicion nuk është një koalicion qelbësirash kundër Ramës, por po mundohet të ngre një frymë me një moral të caktuar politik dhe është i prekshëm për çdo individ të gjitha shtresa.
“Ajo që duhet për zgjedhjet e 25 prillit po bëhet, formimi i koalicionit për të sjell ndryshimin, ndryshimi nuk është thjesht për shkak të ndryshimit, por është një ndryshim që vjen në mënyrë organike edhe që do të përfaqësoi denjësisht interesat e shqiptarëve.
Sot kemi nje degradim ekonomik që sjell një degradim moral të shoqërisë. Të gjithë e dimë që krahasuar me 8 vite më para, sot kemi më pak para në xhepat tona.
Degradimi ekonomik sjell një degradim moral të shoqërisë për pasojë shoqëria rrëshqet drejt një diktature, them që ky koalicioni është kundër degradimit ekonomik dhe ky është qëllimi i këtij koalicioni.
Ky koalicion nuk është koalicioni i qelbësirave kundër Ramës është një koalicion që mundohet të ngre një frymë me një moral të caktuar politik. Alternativa që hedhim përpara shqiptarëve është e prekshme për çdo kënd, për çdo shtresë“, tha Roshi.
(S.D/Faxweb.al)
/faxweb
