Agron Duka i ftuar në emisionin “Aktualitet” që moderohet nga Bejdo Malo ka folur për problemet që ka fermeri në bujqësi dhe agro-turizëm.

Duka ka kërkuar nga qeveria që të ndihmojë me fermerin duke subvencionuar produktet e plehrave dhe ushqyesve që u hidhen bimëve.

“Unë e kam thënë dhe ka një farë zhvillimi bujqësi në Shqipëri sa i përket rendimentet. Këto që marrim sot dikur i kishim 3-4 fish më pak. Ne kërkojmë subvecione direkt. Në vendet e rajonit subvencionohen në mënyrë direkl dhe skema e TVSH na penalizon, vendet e Rajonit e kanë 5% të produkteve bujqësore, kurse shoqata e qumështit penalizohen nga importi 14% duhet të kompesohet në blerje. disa produkte buqësore vijnë me inporte.

Janë rritur cmimet e inputeve bujqësore, nuk kemi asnjë prodhim vendi plehrat kimik. Duhet të bëhen subvencione direkt për plehrat që përdoren, mistri ka shkuar 400 lekë dhe për pasojë kanë reflektuar në cmimet produkti dhe nënprodukte, nëse subvencionohen qeveria të na japë lek për të mos rritur cmimet. Asnjë nga qeveritë nuk ka bërë asnjë për bujqësinë. Kur derdhet qumështi, ata kanë bërë protestë që kanë hedhur qumësht si ka mundësi që nuk sensibilizohet qeveria për të ndihmuar. Problemi i fermerëve shqiptar nuk kanë marrë subvencione”, tha fillimisht Duka.

Kurse profesor Lush Susaj tha se qeveria nuk ka investuar në agro-trurizëm. Sipas tij shtetin shqiptar nuk e kanë bërë kollaret e qeveritarëve por puna e pastër dhe e palodhur e bujkut.

“Unë jam i kënaqur ndaj vetes në lidhje me marrëdhëniet e qeverisë me bujqësinë e vetmja gjë që duhet të jenë më të ndjeshëm ndaj specialistëvce dhe problemeve të bujqësisë. Bujku është njeriu më idealist i kësaj toke, shtetin shqiptar nuk e kanë mbajtur kollaret e qeverisë por njerëzit e opingës. Ne këta i lëmë duke i mbyllur prodhimet e tyre, mbyll frontet e punës prodhon braktisje dhe vese. Puna plotëson stresin dhe të largon nga veset. Unë skam interes fare edhe shkoj jashtë mund të marr rrogë më të lartë autoritete të jenë më të përgjegjshëm ndaj fermerëve. Agroturizmi në Shqipëri është zero, askush nuk ka investuar për këtë fushë.

I përgjigjet Agron Duka: Jo nuk jam dakord! Agroturizmi nuk është zero, ai është revoltuar pasi nuk vlerësohet ashtu sic duhet. Vitet e fundit qeveritë nga Berisha dhe sot që është sot kanë pasuir prioritet për të zhvilluar agro-turizmin. Ata që merren me këtë punë duhet të bëjnë më shumë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re