Përkthyesi Rexhep Hida i ftuar në emisionin ‘Aktualitet’ foli mbi titullin që është vlerësuar nga Shoqata Tirana si ‘Qytetar Nderi’ për kontributin e dhënë.

Ai shprehu mirënjohje për shoqatën Tirana dhe për kryetarin e kësaj shoqate Arben Tafaj dhe tha se ndjehej shumë i vlerësuar për këtë titull që i është dhënë.

“Dua t’i shpreh mirënjohje të thellë Shoqatës Tirana dhe posaçërisht z.Arben Tafaj kryetarit të kësaj shoqate e cila është tepër e vëmendshme në përzgjedhjen dhe vlerësimin e personaliteteve të ndryshme të gjithë Shqipërisë së Mesme dhe veçanërisht atyre që kontribojnë në qarkun e Tiranës.

Në këtë kontekst unë u ndjeva shumë i vlerësuar që kjo shoqatë e nderuar e drejtuar nga një pasues i një familje tepër fisnike dhe të vjetër tiranse me shumë kulturë, me shumë tradita siç është familja Tafaj dhe z.Arben e përfaqëson me mjaft dinjitet, me fisnikëri dhe me mjaft kulturë këtë familje dhe këtë qytet që të më jap këtë titull kaq të lartë ‘Fisnikëria Tiranse’ apo ‘Qytetari Nderi’ i kryeqytetit”- tha Hida.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re